Hapësire reklamuese

Aktualitet

A do të mbyllen edhe shkollat? Përgjigjet zv. ministrja Mira Rakacolli

Shkruar nga Newsbomb

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë një pasqyrim të situatës më të fundit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë konferencës u njoftua edhe për mbylljen e vendit nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Përsa i përket mbylljes së shkollave, Mira Rakacolli u shpreh se ato nuk do të mbyllen akoma, pasi nuk janë ende një vatër infeksioni.

“Unë shpjegova çdo masë që merret bëhet në bazë të shifrave dhe arsyes se pse janë këto shifra. Neve na rezulton se që në shkolla të ketë shpërndarje te infeksionit më të madhe se më parë. Nuk i kemi shkollat në vatra infeksioni. Ne po monitorojmë me shumë kujdes dhe masat merren në vazhdim të situatës epidemiologjike. Shohim fenomenin, zbulojmë faktorët dhe shohin çfarë mund të bëjmë për parandalimin. Sot për sot shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës”, tha Rakacolli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.