Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

A do të lirohen krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë? Ende asnjë datë për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Shkruar nga Newsbomb
A do të lirohen krerët e UÇK-së që po mbahen në

Prej një viti krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK) Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndonëse ka kaluar një vit, ende nuk është dhënë një datë se kur do të nisë procesi gjyqësor ndaj tyre, të cilët akuzohen për krime lufte kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar deri më tani nuk ka arritur të dorëzojë në gjykatë dosjen paraprake për të këtë rast, dosje e cila synon të përmbajë një përmbledhje të provave dhe që Prokurori i Specializuar synon t’i paraqesë në lidhje me kryerjen e veprës së pretenduar.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës janë shprehur të shqetësuar për procesin e ngadaltë që është duke u zhvilluar.

Gregory Kehoe, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit ka thënë se Prokuroria ka kërkuar vazhdimisht shtyrjen e afateve për dorëzim të materialeve.

“Është e vështirë të thuhet se sa materiale kemi pranuar, kur nuk e dimë edhe sa të tjera do të na vijnë”, thotë Kehoe.

Konferenca e radhës për çështjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit është konfirmuar për në datën 15 Dhjetor.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll