Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

A do të ketë protesta nga opozita? Basha: Ky është një obsesion

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka dhënë një datë konkrete se kur opozita do të organizojë protestat e radhës.

 

I ftuar në emisionin “360 gradë” në Ora News, Basha u pyet kur do të organizojë Partia Demokratike protestën e radhës, gjë që është premtuar nga kryedemokrati në disa intervista të mëparshme. Lulzim Basha u shpreh se ka një obsesion që puna e PD-së matet me protesta.

“Protesta ka patur masive. Do ishin dhe më masive nëse disa nuk do zgjidhnin rolin e spektatorit. Nuk ka protesta të munguar sepse ka një obsesion për ta matur punën e opozitës me protesta. Do të kesh protetsa, meraku se kur do bëhet protesta e radhës, do të dali shumë shpejt. Protesta nuk është qëllim në vetvete. Qëllim në vetvete është të arrihet zgjidhje politikke që të diktojë ndarje njëherë e pëgjithmonë nga ajo që na ka bërë delen e zezë të Evropës.

Nuk do të ketë partneritet me të keqen. Unë kam besim të madh që ashtu si janë dëmtuar shqiptarët, janë dëmtuar edhe ajo pjesë e shqiptarëve që i thonë vetes socialistë, që nuk përfaqësohen nga kriminelët, nga trafikantët. Ajo që dua unë është partitë shqiptare të jenë të pastruara nga krimi. Kjo është ajo që na bashkon. Natyrisht te kutia e bashkimit do ndahemi”, deklaroi kreu i PD Lulzim Basha. /newsbomb.al

Më shumë

spot_img