Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

A do të ketë muzikë pas orës 23:00? Flet Brataj: Bishti i pandemisë, vala e katërt do të jetë në shtator, lokalet tona…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj foli për masat anti-Covid-19, duke u shprehur se ato do të vijnë duke u lehtësuar gradualisht.

Ai komentoi edhe për muzikën në lokale, ku u shpreh se muzika është shkak i grumbullimit të njerëzve.

Brataj theksoi se vala e katërt ose ndryshe “bishti i pandemisë” do të jetë në muajin shtator.

Brataj: Janë masa që janë shprehur deri në 1 qershor sesi do të vijohet çdo 15 ditë. Muzika do të ngelet e njëjtë se është shkak i grumbullimit të njerëzve pas orës 23:00. Shqipëria i ka lokalet me muzikë të lartë, në qiell. Për këtë janë masat për mosgrumbullim. Askush nuk për qëllim të pengojë. Ligji është njëlloj për të gjithë. Inspektimet bëhen nga institucionet përkatëse dhe organet kompetente. Shqipëria ka pasur modelin e vet të masave dhe vendet e tjera kanë pasur kufizime edhe më të forta.

Pyetje: Si jemi me shifrat?

Brataj:Me shifrat jemi shumë mirë, por kur vendoset për marrjen e masave, nuk ka pse të ndërhyjnë institucione të tjera. Kjo është periudhë më kritike se do të ketë ardhje të të huajve nga jashtë. Virusi është ende prezent.

Pyetje: Dritan Leli bën mbledhje online me këshilltarët, ka situatë kaotike?

Brataj:Nuk dua të hyj në meritën e politikës se nuk është fusha ime, por debati është ndezur pse do të bëhet në teatër dhe jo bashki. Një këshill bashkiak s’ka pse të shkojë në teatër, por puna online është ende ne fuqi, ne e kemi lejuar numrin në 10 veta, ata e dinë sesi do të veprojnë dhe të zbatojnë ligjet. Ne nuk bëjmë analizën e gjendjes sonë, por edhe të ndërkombëtarëve. Mua më shqetëson varianti Delta. Bishti i pandemisë, vala e katërt do të jetë në shtator.

Më shumë

spot_img
spot_img