Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
32 °
Die
32 °
Hën
31 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

‘A do të kenë çamët varreza në Greqi?’ aktivisti bën thirrjen e fortë nga Dragoti (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, pak minuta më parë ka bërë të ditur që ka vizituar fshatin Dragot, aty ku po bëhen edhe gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grek.

albsig

 

Kalaja ka kërkuar më shumë informacion nga autoritetet për këtë çështje, pasi sipas tij frika për shtyrjen e kufirit grek brenda atij shqiptar është rizgjuar përsëri.

Gazetari gjithashtu ka shtruar edhe pyetjen se përse shqiptarët e vrarë gjatë genocidit në Çamëri nuk kanë varreza në territorin e vendit fqinj, ndërkohë që në Dragot aktualisht po ndërtohen varrezat e ushtarëve të rënë grekë.

Ne jemi të shqetësuar nëse ky do jetë “Kali i Trojës” që shteti grek do të lërë në Shqipëri, duke iu referuar deklaratave të disa politikanëve greke që janë shprehur: “Aty ku kemi varrezat, kemi dhe kufirin tonë”.

Apo pretendimeve për “Vorio-Epirin”! Pyetja është nëse në Greqi do të ndërtohen apo jo varrezat e çamëve, të cilët janë një popullsi martire dhe ndaj tyre është bërë genocid?!“- ka shkruar Kalaja në Facebook.

REAGIMI I PLOTË:

Ndodhemi në Dragot, aty ku gërmohet për zhvarrosjen e ushtarëve grekë, të rënë në luftën italo-greke.

Pak me tutje do të bëhen varreza greke dhe jo memorial.

Ne jemi të shqetësuar nëse ky do jetë “Kali i Trojës” që shteti grek do të lërë në Shqipëri, duke iu referuar deklaratave të disa politikanëve greke që janë shprehur: “Aty ku kemi varrezat, kemi dhe kufirin tonë”.

Apo pretendimeve për “Vorio-Epirin”! Pyetja është nëse në Greqi do të ndërtohen apo jo varrezat e çamëve, të cilët janë një popullsi martire dhe ndaj tyre është bërë genocid?!

Meqenëse po japim varreza për ushtarët grekë në vendin tonë, a do të kenë çamet varrezat në vendin e tyre, pra në Greqi?!

Përse një ushtar grek qenka më i rëndësishëm se një çam?!

Ky për ne nuk është reciprocitet, ndërsa për politikanët tanë, heshtje… Jemi këtu për të kërkuar transparencë në lidhje me këto gërmime.

Kërkojmë që të mos shiten eshtra shqiptarësh për eshtra ushtarësh greke, ashtu siç ka ndodhur edhe me një subjekt filmi artistik. Dhe ky debat nuk duhej të ishte bërë politik, por si ballafaqim i dy Akademive të Shkencave, asaj shqiptare dhe asaj greke, për të sqaruar qartë se cili ka qenë roli i ushtarëve greke në vendin tonë në këto vite.

Rol dhe qëllime pushtues, apo vend-luftimi kundër italianëve?

Do të duhej që këtë debat t’a bënin profesionistët e fushës dhe jo “Ditkeqët” që drejtojnë negociatat. Përballë do e na keni, sepse ne nuk kemi as tok.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img