Hapësire reklamuese

Politikë

A do të kandidojë për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet Roland Bejko

Shkruar nga Newsbomb
A do të kandidojë për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet

Roland Bejko, ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit, u shpreh se ka ambicie që të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se nuk e synon postin e kryetarit të Partisë Demokratike.Këtë e bëri të ditur vetë ai mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”.

I pyetur se kë do të preferonte Mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit në krye të PD-së, Bejko tha se pret që të shpallen kandidatët dhe të dëgjojë programet e tyre.

“Në fakt, asnjëri prej tyre nuk ka shpallur kandidaturën. Do pres të shpallen kandidatët dhe pastaj do të vendos. Pasi të dëgjoj realisht se cili nga kandidatët do ta ketë platformën e tij më afër ideve të mia dhe vizionit tim që kam unë për Partinë Demokratike të re. Jo, nuk kandidoj.

Për Tiranën kandidova sepse kisha tre arsye. Jo, nuk e fsheh ambicien time, e kam pasur dhe e kam për të qenë në parlament. Sarkozy thotë, të bëhesh një kryetar partie ose udhëheqës shteti, të duhet një kohë e gjatë të përgatitesh. Mua më mungon netëork-u brenda Partisë Demokratike, i vlerfshëm për t’u bërë një kryetar partie”, u shpreh Bejko.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu