Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

A do të jetë sërish deputet? Përgjigjet Berisha: Do të vazhdoj betejën në Kuvend, Basha dhe Olldashi nuk u zgjodhën nga unë, por nuk pendohem për pasardhësin tim (PËRBALLJE ME RAMËN NË DURRËS?)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

862e1bb82f4eaef49f8933d1ff966cf6

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë në listat e Partisë Demokratike si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 25 prill.

Ai ka thënë se nuk do të tërhiqet nga beteja, ndërsa ka shtuar se karriera e tij politike ka përfunduar në 26 qershor 2013, por do të vazhdojë për arritjen e qëllimeve të PD.

“Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”, ka thënë Berisha në Syri Tv.

I pyetur se pse nuk kandidon përballë Ramës në qarkun e Durrësit, Berisha është shprehur se nuk është ai në krye të betejës, por është në betejë në pozicionin e tij.

Për sa i përket pasardhësit të tij në krye të Partisë Demokratike, ish-kryeministri tha se asnjë prej Bashës dhe Olldashit nuk ishte i zgjedhuri i tij për të qenë pasardhësi i tij në parti, por është shprehur se Lulzim Basha ka qëndruar në parimet dhe vlerat e partisë.

“Asnjëri prej tyre nuk ishin të zgjedhur nga unë, por unë mendoj se Lulzim Basha ka qëndruar në parimet dhe vlerat e PD. Ai i ka mbrojtur vlerat e kesaj partie. Nuk pendohem për pasardhësin tim”, është shprehur ish-kryeministri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img