Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

A do të hyjë në zgjedhjet e 13 Tetorit? Përgjigjet Kryemadhi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ ka folur për zgjedhet e 13 Tetorit.

Kryemadhi është shprehur se LSI ka kohë për të vendosur nëse do të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. 

Kryemadhi i bën thirrje PS të mbajë sa më shumë Ramën se kështu i shtohen më shumë anëtarët në LSI.

‘Duhet të kuptojmë një logjikë që kemi përball një njeri anormal, asimetrik. Një njeri që thotë do vit ë vjedh shtëpinë tënde dhe ti bëj c’të duash. Vijmë te 30 qershori. Dekreti i Metës, do i jepte shumë oksigjen Ramës nëse do e pranonte. Meta është një personazh që i ka qëndruar stabilitetit dhe zgjidhjes. Sjellja e tij është për të zgjidhur krizën e për të zgjidhur cdo lloj konflikti.  30 qershori është ilegjitim, nuk ka datë sepse ka një dekret të Presidentit. PS nëse s’ishte dakord duhet ta ankimonte në Kushtetuese, e cila nuk ekziston për shkak të Ramës. Pra, ne kemi një datë tjetër zgjedhjesh 13 tetori. A do hyjmë ne në këto zgjedhje?  Ka kohë për të vendosur.  Ne si front nuk e diskutojmë akoma datën 13 tetor ne zgjedhje me kryeministër Edi Ramën. Ky zotëria nuk është aq i fortë, nuk është Mësia, është një minorancë e minoranës sepse PS është minorancë tani dhe Edi Rama është minoranca. Unë i them PS mbajeni sa m shumë Edi Ramën, se sa më shumë ta mbajnë ata Ramën aq më shumë më shtohen mua radhët tek LSI, te pakënaqur nga PS’, tha Kryemadhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img