
Liderët politikë të Maqedonisë së Veriut dhanë mbështetjen maksimale për vazhdimin e projektit të përbashkët drejt anëtarësimit në BE, pavarësisht refuzimit që KE-ja i bëri asaj dhe Shqipërisë për moshapjen e negociatave.
Këtë qëndrim e publikoi presidenti i vendit Stevo Pendarovski pas pushimit që krerët e lartë politikë po bëjnë në presidencë. Çështja e hyrjes në zgjedhjet e parakohshme do të diskutohet në pjesën e dytë të takimit.
“Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, atë që ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë ranë dakord se nuk kanë asnjë problem me procesin, për shkak se nuk kemi pres çfarë të frikësohemi, të gjithë të pranishmit i thanë ‘jo’ çdo alternative tjetër.Ka pasur propozime që mos të na fusin në kategorinë fqinjëve, sepse ne jemi pjesë e Evropës, dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë alternativë tjetër, përveç asaj si një anëtar e plotë e organizatës’’, tha mes të tjerash presidenti maqedonas Pendarovski.
Zgjedhjet e parakohshme janë çështja kryesore që po qarkullon këto ditë në politikën maqedonase pas propozimit të kryeministrit Zoran Zaev që qeveria e tij të ballafaqohet me qytetarët.