Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A do ta përjashtojë Berishën nga PD-ja po fitoi zgjedhjet? Ja si përgjigjet Fatbardh Kadilli

Shkruar nga Newsbomb
A do ta përjashtojë Berishën nga PD-ja po fitoi zgjedhjet? Ja si

Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka dhënë një deklaratë për media, ku ka foli për planin e tij në lidhje me partinë që synon të drejtojë.

Ai u shpreh i bindur se do të fitojë zgjedhjet brenda partisë me 13 qershor, pasi pretendon se projekti i tij është fitues.

Më pas ai u pyet edhe nëse do ta përjashtonte nga partia ish-kryeministrin Sali Berisha. Kadilli u shpreh se Berisha është një institucion dhe nuk do të përjashtonte askënd nga partia.

"Flas për një PD të hapur dhe të bashkuar. Nuk ka një PD që përjashton. Zoti Berisha është një institucion, nuk është një anëtar i zakonshëm i PD-së.

Kalendari do jetë publik menjëherë, kam pritur vetëm për kortezi kolegët që janë futur më vonë në garë. Nuk kam asnjë rival, as Bashën as askënd tjetër. Unë do të fitoj me date 13, pasi ky është projekt fitues",- tha Kadlli.

Teksa u pyet edhe nëse ka punuar ndonjëherë për fondacionin Soros, ai ka thënë se nuk ka pasur të bëjë me ta as edhe një orë të vetme.

"Nuk kam punuar në asnjë ditë të vetme, asnjë orë të vetme për fondacionin Soros. Kam pasur bashkëpunime me kompani të ndryshme, por asnjëherë nuk kam pasur të bëj me fondacionin Soros",- tha Kadilli.

LEXO EDHE: Fatbardh Kadilli shpalos programin e tij nga selia e PD: Kryetari, udhëheqësi politik i partisë për 4 vite! Pas zgjedhjeve, o bëhet kryeministër o ikën

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll