Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
38 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
31 °
E hënë, 4 Korrik, 2022
spot_img

A do ta njohë Serbia Kosovën ? Vuçiç e thotë troç para samitit: I thashë edhe Scholz-it të mos e presin këtë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë i pranishëm sot në Samitin e BE-së në Bruksel. Ai ka folur para nisjes së Samitit të BE, duke u pyetur nga gazetarët nëse pret kritika nga vendet anëtare për mos vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë.

Ai  ka deklaruar para gazetarëve se ka një përgjigje të gatshme ndaj këtyre kritikave, duke thënë se Serbia nuk është ulur ne karrigen e saj dhe po mban qëndrimin qe i takon.

albsig

spring

“Këto janë histori për fëmijë të vegjël, nuk ka pse Serbia të ketë frikë”, tha Vuçiç.

I pyetur nga një gazetar nga Kroacia se si e sheh faktin që kryeministri dhe presidenti i Kroacisë deklaruan më herët se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige, ai  u shpreh:

“Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri juaj dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëhiqnin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat”, tha Vuçiç.

Teksa u pyet nëse kishte një koment për faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët, se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin për këtë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img