Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

A do ta dekretojë mandatin e 3-të të Ramës? Po Monika dështoi? Përgjigjet Ilir Meta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat, në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Edhe njëherë ai u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen.

I pyetur nëse dështoi Monika Kryemadhi me drejtimin e LSI, Meta refuzoi të jepte një përgjigje duke u kërkuar gazetarëve që të merren me procesin e zgjedhjeve.

Po ashtu, presidneti iu shmang edhe pyetjes nëse do të dekretonte mandatin e tretë të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga deklarata për mediat e Ilir Metës:

Ilir Meta: Me 24 korrik 2022 këtu do ta bëj konferencën e fundit.  Përqendrohuni këtu, as te dorëheqjet dhe te asnjë vend.  Asnjë kuti të mos ndërrohet sepse të gjitha votat duhet të shikohen dhe të rinumërohet. Janë mbi 80 mijë fletë të pavlefshme. Shumë mandate mund të ndryshojnë se kanë diferencë të vogël votash.

Gazetarja: A do ta dekretoni mandatin e Edi Ramës?

Ilir Meta: Unë kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor deri në fund. Deri në shterimin e ankesës së fundit nga partia më e re.

Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në këto zgjedhje, ka qenë vetëm një qytetar dhe ka pasur vetëm një votë. Nuk ka bërë thirrje për të votuar dhe asnjë parti dhe asnjë kandidat.

Përpjekjet që të merremi me shashka dhe të heqim vëmendjen nga procesi zgjedhor nuk duhet të përqendrohen aty.

Gazetarja: A dështoi Monika Kryemadhi, gruaja juaj në këto zgjedhje?

Ilir Meta: Pyeteni vetë vetë zonjën në fjalë për këtë çështje, unë po iu ftoj edhe njëherë. Ndiqeni me përgjegjësi të plotë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img