Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

A do shkrihet Bordi i naftës? Balluku i kalon përgjegjësinë Ibrahimajt: Vendimi i takon Ministrisë së Financave

Lajme të ngjashëm

Ministrja Belinda Balluku është shprehur këtë të hënë se qeveria po shikon mundësinë që Bordi i Transparencës të shkrihet, duke qenë se ka një stabilizim të çmimit të karburanteve. Megjithatë, ajo thotë se vendimi i takon Ministrisë së Financave.

“Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”, është shprehur Balluku.

Në një konferencë për projektet e vitit 2023, ministrja e Energjisë është shprehur se Bordi nuk ka synim të lehtësojë kostot, por të bëj transparencë.

“Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë. Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan. Bursën nuk e lëviz as topi. Bordi mblidhet kur ka ndryshim çmimi. Nuk e vendosim dot ne se kur mblidhet bordi”, është shprehur Belinda Balluku.


Më shumë