Hapësire reklamuese

Politikë

A do rikandidojnë Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini përsëri për kryetar Bashkie? Ja çfarë zbulon Rama

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe ai i Durrësit Vangjush Dako u përfolën se në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do kondidojnë më. Kjo për shkak të ligjit, i cili u miratua në vitin 2015 që lejon kryetarët e bashkive vetëm në 3 mandate të njëpasnjëshme.

Ndërkohë, i ftuar mbrëmë në emisionin Tonight” të Ilva Tares, Rama deklaroi duke u bazuar në këtë ligj se numërimi i mandateve fillon në momentin kur ligji hyn në fuqi, pra në 2015-ën.

“Në këndvështrimin tim, interpretimi i ligjit është ndryshe sepse kur hyn ligji në fuqi, atëherë fillon numërim pasi ligji nuk ka efekt prapaveprues. Ne do të kalojmë në një proces votëbesimi popullor për kryetarët e bashkive, para se të vendosim për kandidimin e tyre. Edhe njëherë: Numërimi fillon kur kalon ligji dhe nuk numëron mandatet e mëparshme”, deklaroi Rama, duke lënë të nënkuptohet se mund të kemi sërish një kandidmi nga ana e kryetarëve në fjalë.

Megjithatë, rikandidimi i Dakos dhe Sejdinit mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu