Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

A do ndodhë takimi Trump-Kim Jong Un? Ja çfarë deklaron Shtëpia e Bardhë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtëpia e Bardhë ka thënë se “ka ende shpresë” që samiti i planifikuar në mes të liderit verikorean, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump do të mbahet, pavarësisht kërcënimit të Phenjanit se do ta anulojë këtë ngjarje historike.

“Ne ende kemi shpresë që takimi do të mbahet dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders gjatë një interviste për Fox News.

“Në të njëjtën kohë, ne jemi përgatitur pasi këto negociata mund të jenë të vështira”, ka thënë tutje ajo, shkruan Rel, transmeton newsbomb.al.

Sanders ka thënë se “presidenti është i gatshëm nëse ky takim mbahet. Nëse jo, ne do të vazhdojmë me presion maksimal, që ka qenë deri më tash”.

Këto komente Sanders i ka bërë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të anulonte takimin me Trumpin, për shkak të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Takimi mes Trumpit dhe Kimit është planifikuar që të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Më shumë

spot_img