Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

A do lejohen festimet për Krishtlindje në bare dhe restorante? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli

Shkruar nga Newsbomb
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka konfirmuar pak më parë zgjatjen e kufizimeve të vendosura më parë në kuadër të pandemisë së Covid-19. Sipas saj, do të jenë në fuqi masat për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona, ndalimi i lëvizjes pas orës 22.00 dhe mbyllja e bareve po nga ky orar.

E pyetur nëse do lejohen grumbullimet në bare dhe restorante për Krishtlindje, Rakacolli tha se grumbullimet mbi 10 persona janë të ndaluara, si dhe baret janë të mbyllura për shërbim fizik pas orës 22.00.

“Janë akoma disa javë larg Krishtlindjeve. Situata po ndryshon me shpejtësi. Nuk do ketë më tepër se 10 veta në bare dhe restorante. Kjo do jetë pa afat. Do shikojmë si do ndryshojë situata nëse masat do zbatohen, nëse qytetarët do bashkëpunojnë”, u shpreh zv.ministrja.

Ndërkohë, Eugena Tomini nga ISHP tha se grumbullimet masive për festa duhet të ndalohen. “Grumbullimet masive janë elementë që duhet të ndalohen sepse është e mira që të festojmë në familjen e ngushtë në këto kushte që ka ka diktuar pandemia”, tha ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll