Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

A do ketë shtim masash nëse konfirmohen variante të reja të Covid? Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve do vendosë...

Shkruar nga Newsbomb
A do ketë shtim masash nëse konfirmohen variante të reja të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me situatën pandemike të Covid-19 në vend.

Manastirliu është pyetur nga gazetarja nëse do të ketë shtim të masave nëse konfimrohen variante të reja me Covid në vend, ndësa ministrja ëhstë shprehur se Komiteti Teknik monitoron vazhdimisht situatën

“Deri më tani janë 89 vende që kanë ngritur alertin e BA5 dhe po ashtu kanë rritur ndërgjegjësimin sa i përket masave. Edhe OBSh si fjalë kyçe kundër COVID-19 kanë shtuar edhe distancimin, por edhe maskën aty ku ka grumbullime, sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo janë trage për tu infektuar. Komiteti i Ekspertëve ka pasur mbledhje dhe vijon mbledhje për të shqyrtuar situatën Ajo çfarë do të na sjellë e vjeshta apo dimri, Komiteti i Ekspertëve do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës. Por pritet të vlerësohet edhe vaksinimi për fëmijët mbi 5-vjeç është një diskutim që po bëhet dhe javën tjetër pritet të mbahet edhe një qëndrim” tha Manastirliu në “Kjo Javë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese