Hapësire reklamuese

Politikë

A do ketë sanksione nga BE për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar? Flet ambasadorja Hohmann

Shkruar nga Newsbomb
A do ketë sanksione nga BE për zyrtarë dhe ish-zyrtarë

Zërave se shumë shpejt Bashkimi Europian do ndjekë të njëjtën politikë si SHBA dhe Britania për non gratat e sanksionet për zyrtarët e korruptuar, i është përgjigjur ambasadorja e BE Christiane Hohmann.

Në një intervistë të parë pë Euronews Albania me Erla Mëhillin, diplomatja tha se nuk ka asnjë nismë të tillë nga BE.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja: Zonja Ambasadore, për sa i përket zyrtarëve të korruptuar dhe jo vetëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Britania e Madhe duket se janë në unison për sanksionet ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve për korrupsion dhe jo vetëm. A do të ketë edhe nga Bashkimi Evropian sanksione mbi zyrtarët dhe ish-zyrtarët, pra të ndiqet e njëjta linjë që po ndjekin SHBA dhe Britania?

Ambasadorja: Nuk kam parë asnjë nismë të tillë në Bashkimin Evropian, është një vendim që merret nga 27 vendet anëtare, por nuk e kam parë deri më sot.

Gazetarja: Pra, do të duhej miratimi i 27 vendeve anëtare për ta bërë diçka të tillë?

Ambasadorja: Po, ashtu duhet të jetë.

Gazetarja: Dhe do të ishte e vështirë për të gjetur një konsensus mes 27 shteteve?

Ambasadorja: Unë nuk kam parë ndonjë propozim, në fakt. Duhet një propozim para se të diskutohet. Dhe nuk kam parë asnjë propozim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese