Hapësire reklamuese

Aktualitet

A do kemi tërmete të tjera? Flet sizmiologu i famshëm grek

Shkruar nga Newsbomb

Pak javë më parë Presidenti Ilir Meta paralajmëroi një tërmet apokaliptik, ndërsa citonte sizmiologun grek, Akis Tselentis.

Ndërkohë, gazetari i Top Channel Aleksandër Marku ka realizuar një intervistë pikërisht me sizmiologun Akis Tselentis.

Tselentis është shprehur mes të tjerash se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të.

Intervista e plotë

TCH- Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqiperi?

Akis Tselentis –Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla .Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.

TCH -Ju si e vlerësoni situatën ,do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis -Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor.Por do të kemi lëkundje të tjera.

TCH- Mund të influencojë ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?

Akis Tselentis -E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shëmbet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll