Hapësire reklamuese

Politikë

A do jetë sërish ministër i Brendshëm? Çuçi: Deri në fund të…

Shkruar nga Newsbomb
A do jetë sërish ministër i Brendshëm? Çuçi:

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur në një deklaratë për ngjaret e rënda që kanë  tronditur vendin.

Ministri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ku është pyetur se kur të formohet qeveria e re në shtator, nëse do të jetë ai ministri i Brendshëm.

Ai u shpreh se deri në ditën e fundit që do të jetë në këtë detyrë do të ushtrojë me përgjegjësi makisimale.

Ndryshe nga paraardhësi i tij Sandër Lleshaj, ai tha se te ministri i Brendshëm të mos shihet dejtori i Policisë.

“Sa i përket qëndrimit tim në detyrë, do të doja që tek ministri i brendshëm mos të shihni drejtorin e policisë, shihni ministrin e Brendshëm. Ka qenë fushata dhe me dashje kam zgjedhur të mos kem profil të lartë për të qenë i paanshëm gjatë fushatës, por kjo nuk ka të bëjë fare me faktin nëse unë do të jem apo nuk do të jem në shtator ministër i brendshëm. Deri ditën që do jem do ta ushtroj këtë detyrë me përgjegjësinë dhe angazhimin më të lartë”, deklaroi ministri Çuçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu