Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A do jesh pjesë e protestës së Metës? Grida Duma: Do jem kudo që…

Shkruar nga Newsbomb
A do jesh pjesë e protestës së Metës? Grida Duma: Do jem

Deputetja e PD, Grida Duma ka treguar se do të jetë pjesë e protestës të thirrur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ajo tha se do të jetë e pranishme në çdo protestë, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë për të rrëzuar regjimin.

“Në çdo protestë duhet marrë pjesë. Ka arritur nuk pikë ku nuk duhet të gjykojmë me kë, po duhet të shkojmë drejt çfarë. Duhet protestuar sepse nuk ka asnjë zgjidhje tjetër me një regjim që ka një dekadë në pushtet dhe s’mban asnjë përgjegjësi. Unë do jem kudo që të jetë një protestë, nuk ka rëndësi radha ku do të vendosem por në protesta do të jem kudo”, tha Grida Duma.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese