Hapësire reklamuese

Politikë

A do i blejë Rama votat e demokratëve për reformën në drejtësi? Kryeministri nuk e mohon

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i prerë në përgjigje kur u pyet nëse maxhoranca do të blinte votat e demokratëve për të votuar reformën në drejtësi në Kuvend.

“Po ti që e thua kush je, Sali, që do të shesësh Shqipërinë për të mbajtur këtë drejtësi”, replikoi Rama me gazetarët në studion e Top Story në Top Channel.

Rama deklaroi sot se pavarësisht se Partia Demokratike nuk do e votojë reformën në drejtësi, paketa do të shkojë në Kuvend. Kjo ka ngjallur dyshimet se maxhoranca mund të sigurojë numrin e nevojshëm të votave, 94 të tilla, duke tërhequr pas vetes deputetë të PD-së dhe opozitës në Kuvend. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.