Hapësire reklamuese

Politikë

A do hapen negociatat? Rama: Këtë gjë dua të di edhe unë

Shkruar nga Newsbomb

Pas vizitës në Gjermani, besimi te hapja e negociatave për anëtarësim në BE nuk duket të më i njëjtë te kryeministri Edi Rama.

Këtë e ka shprehur përmes përgjigjes direkte që kreu i qeverisë i dha gazetares Ilva Tare, nëse do të hapen apo jo negociatat.

“Këtë gjë dua të di edhe unë”, u shpreh Rama, duke përmendur më pas edhe disa shtete skeptike ku ka “dinamika dhe fryma të ndryshme”.

Deklarata në Ora News:

Këtë gjë dua të di dhe unë, ashtu sikundër të tjerët. Ne detyrat i kryem në këtë fazë dhe topi është ende në fushën e politikës pasi janë vendet anëtarë që duhet të na mbështesin. Por duhet të kemi parasysh që në vende të ndryshme anëtare ka dinamika të ndryshme, fryma të ndryshme.

Tare: Po qeveria ka diçka në dorë?

Ne kemi në dorë të trokasim në çdo derë ku është e nevojshme për të hyrë për të dhënë shpjegimet tona lidhur me meritën, mbi të cilën ne kemi marrë edhe rekomandimin. Ka një moment spekullimi pasi këtu nuk bëhet fjalë se Shqipëria kërkon të anëtarësohet sot.

Ka disa vende që kanë debat. Në Gjermani ka një debat, është një vend ku procedura kalon nga parlamenti. Nuk është ky rasti për Francën, edhe në Francë ka një lloj tensioni të brendshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu