Hapësire reklamuese

Aktualitet

A do e zgjedhësh vaksinën? Manastirliu tregon kur do vaksinohet dhe nëse do merrte dozën nga AstraZeneca

Shkruar nga Newsbomb
A do e zgjedhësh vaksinën? Manastirliu tregon kur do vaksinohet dhe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm ka qënë e ftuar në “wake up” ku ka folur rreth situatës së pandemisë, ku tha se fatalitetet janë në ulje dhe se situata është në kontroll.

Ajo është pyetur nga gazetarët nëse e ka bërë vaksinën kundër koronavirusit. Ministrja është shprehur se ajo nuk e ka kaluar Covidin dhe as nuk është vaksinuar, por që do ta marrë dozën sapo ta arrihet tek grupmosha +40.

Manastirliu është pyetur nga gazetarët nëse do ta zgjidhte vaksinën që do të bënte dhe nëse do e merrte dozën e AstraZeneca.

“Nuk e  kam kaluar Covidin dhe as jam vaksinuar. Por do të vaksinohem sapo të arrijmë tek grupmosha +40. Do të pres radhën time. Për mua çdo vaksinë është efektive do marr vaksinën që ne do të disponojmë. Për këtë u bëj thirrje edhe qytetarëve që mos të kenë asnjë hezitim. Do e bëja dhe AstraZenecan pa asnjë dyshim, do bëjë çdo vaksinë që të ishte,” tha Manastirliu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll