Hapësire reklamuese

Politikë

A do e votoni Fatos Nanon për President? Berisha flet për ish-kryeministrin, ja si e quan

Shkruar nga Newsbomb
A do e votoni Fatos Nanon për President? Berisha flet për

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët nëse do ta votonte emrin e Fatos Nanos, nëse ky i fundit do të ishte mes kandidaturave për President të Republikës.

Duke qeshur dhe me një ton të butë, Berisha tha se Nano tashmë është në privatësinë e vetë dhe i akomoduar me jetën e tij. "Më mirë ta lëmë ta vazhdojmë atë dhe të mos e citojmë", tha ai për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS ndër të tjera.

"Unë mendoj që nuk ja vlen ta prishim privatësinë atij. Lëreni se ai është i akomoduar me jetën e tij. Është mes të tjerash dhe një lloj hedonisti që ka mikroklimën. Më mirë ta lëmë ta vazhdojmë atë dhe të mos e citojmë", vijoi Sali Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll