Tirana
moderate rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
25 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
22 °
E martë, 27 Shtator, 2022

‘A do e rrëzoje qeverinë Rama siç bëri Isa Mustafa në Kosovë’? Ja si përgjigjet Kryemadhi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është pyetur nga gazetari Bes Jaçaj në Report Tv, nëse do ta rrëzonte qeverinë Rama në një situatë të tillë, njejtë siç bëri edhe Isa Mustafa në Kosovë, ndaj Albin Kurtit.

E para e LSI-së tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë pasi nuk i shërben askujt, as partisë e as shtetit, përkundrazi, e dëmton atë.

“Jo, nuk do e rrëzoja. Dua të them që ne si parti, pra LSI-ja, nuk kemi ndonjë kontakt shumë të madh me Vetëvendosjen e Kurtit apo LDK-në e Isa Mustafës. Më shumë kemi me partinë e Haradinajt dhe Thaçit, por ajo që do të thoja është se në një situatë të tillë nuk do e rrëzoja qeverinë. Nuk do ta bëja sepse jemi një pikë në oqean, në këtë situatë që është krijuar në të gjithë botën. Nga ana tjetër po të isha në vendin e Kurtit, nuk do të provokoja, por as nuk do të bija pre e provokimeve nga të tjetër, që sjellin ngjarje të tilla, deri në shkarkim qeverie. Këto akte, nuk marrin në qafë një lider apo një parti, por një popull të tërë. Duhet të mendojmë për një strategji afatgjatë, kombëtare”.  

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img