Olta Gixhari është një ndër vajzat më të njohura të ekranit shqiptar dhe njëkohësisht më “moskokëçarëset”. Mirëpo, kur vjen puna te jeta e saj private Olta është mjaft e rezervuar.
Ajo ka një partner dhe është bërë mami e një djali të bukur. Epo kaq dimë për Oltën, pasi asnjëherë nuk kemi mësuar cili është partneri i saj dhe ende nuk na ka prezantuar me portretin e të voglit të saj, Amar.
Megjithëse, nuk na ka prezantuar me partnerin, Olta herë pas here ka ndarë ndonjë foto me të, sigurisht duke i mbuluar portretin
Së fundmi, ajo ka publikuar disa momente private me bashkëshortin, teksa është ulur në prehrin e tij.
Kërcejnë, këndojnë dhe puthen së bashku, fiks si “adoleshentët” e dashuruar ashtu si dhe vetë Olta e thotë.
“A ba ba baa Tu u puth si adoleshent neper lokale”, shkruan ajo krah videos.