Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

99-vjetori i lindjes së “Heroit të Popullit”, Rrahman Parllaku, ja urimi i Ramës

spot_img

Lajme të ngjashëm

180448212c615d59feb57df791c49b21

Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama ka ururar për ditëlindjen e 99-të “Heroin e Popullit” ”, Gjeneral Rrahman Parllaku.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Rama shprehet se Parallaku meriton nderimin dhe mirënjohjen e të gjithëve për çdo sakrificë për të qenë protagonist i historisë së Shqipërisë.

“Jetë të gjatë me shëndet e gëzime gjeneral Rrahman Parllaku! Pleqëri të bardhë heroi ynë i gjallë”, shkruan mes të tjerash Rama.

 Postimi i plotë:

Në 99-vjetorin e lindjes:

FITIMTARI I TRI KOHEVE…

Jeta prej heroi e Gjeneral Rrahman Parllakut.

Sot “Heroi i Popullit”, Gjeneral Rrahman Parllaku mbush 99 vjet jetë; jetë në luftë e përpjekje pafund, jetë në sakrifica e privacione, jetë në tri epoka e tri kohë, jetë prej partizani e luftëtari antifashist, jetë prej heroi e komandanti ushtarak, por edhe jetë në ferrin e persekucionit komunist, prej nga na vjen si një feniks, për të qenë ndër ne dëshmitar e protagonist i historisë së Shqipërisë; prej monarkisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e prej rregjimit totalitar në epokën e lirisë.
Rrahman Parllaku në sagën e vet i ka jetuar të gjitha; mjerimin, luftën, paqen, rritjen e lavdinë, fuqinë e pushtetit, por edhe rënien prej armiqësisë së pushtetit që iu dedikua e i shërbeu me idealizëm, rilindjen e lirinë. 
E përmes këtyre dallgëve, shpirti e karakteri i tij mbeti i pandryshuar, me një jetë prej heroi, si pakkush në botën që jetojmë. 
Sot ai është fitimtari i tri kohëve e meriton nderim e mirënjohje prej të gjithëve! 
Jetë të gjatë me shëndet e gëzime gjeneral Rrahman Parllaku! Pleqëri të bardhë heroi ynë i gjallë!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img