
“Fustanella” e Altin Bashës do të jetë shfaqja artistike që do të hapë mbrëmjen festive. Një variete me humor të zgjedhur nga vetë regjisori që premton t’ju mbajë të mbërthyer pas ekranit të Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa të qeshurat vështirë se do t’i kontrolloni. Kur momenti i trokitjes së gotave të afrojë, aktori i njohur i humorit Kosta Kamberi do të bëjë “Gëzuar” me ju nga ekrani. Ai sjell një speciale për të gjithë miqtë dhe kolegët që janë larguar fizikisht nga jeta, por mbeten të paharruar në memorien e shqiptarëve. “Një tribut për Vaçe Zelën, Tano Banushin, Koço Devolen, Aleko Prodanin, Skënder Sallakun, Fadil Hasën, Fuat Boçin, Zef Dedën, e Vasilaq Vangjelin”, shpjegon Bora Xhanija. Drejtoresha e Programacionit në RTSH zbulon dhe bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, për spektaklin e fishekzjarreve dhe koncertin festiv me artistët më në zë të estradës shqiptare. “Kur ora të shënojë 00:00, gjithçka do të jetë gati për lidhjen me sheshin Skënderbej. Krahas Countdown-it nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe spektaklit të fishekzjarreve, shikuesit do të kenë mundësi për herë të parë në RTSH 1 HD të ndjekin LIVE disa nga këngëtarët më të mirë të muzikës moderne shqiptare, si rrjedhojë e bashkëpunimit të RTSH-së me Bashkinë e Tiranës”, tregon Bora për Newsbomb.al.View this post on Instagram
Data 1 Janar, siç e do tradita e RTSH-së, do të nisë me koncertin e Vienës e për të vijuar me specialet e përgatitura nga programet kryesore si “Mirmëngjesi Shqipëri”, “Jetë shqiptare”, “Pasditja ime”, “Stacioni rozë” dhe “Zona 30”. Mbrëmja do të mbyllet me këngë e valle në “Një natë sa një jetë”, ku i ftuar special do të jetë i madhi Bujar Qamili. Edhe 2 dhe 3 Janari do të kenë një larmi programacioni, me një sërë koncertesh, specialesh e filma premierë. Në “Kur xhirohej një film” do të ndiqni rrëfime që bëhen për herë të parë, për komedinë aq të dashur nga të gjithë, “Pallati 176”. Për ata që i kanë humbur netët e Festivalit të 62-të të këngës, do të kenë mundësinë që gjatë 96 orëve të festës t’i shijojnë ato ritransmetim në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Ekipi drejtues dhe gjithë stafi i RTSH-së kanë muaj që punojnë për të sjellë tek ju një programacion të larmishëm me spektakël, muzikë, filma dhe argëtim si asnjëherë më parë, duke premtuar t’ju mbajnë të mbërthyer pas ekranit. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni telekomandën dhe të zgjidhni Radio Televizionin Shqiptar!View this post on Instagram
Sondazh
Poll