Hapësire reklamuese

Aktualitet

’95 vjet Martin Camaj-Vepra dhe Përndjekja’! Ndezi gjithë debatin për shkrimtarin, Autoriteti i Dosjeve nuk fton Auron Taren në eventin e rëndësishëm te Pallati Presidencial

Shkruar nga Newsbomb
Genta Sula-Auron Tare

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe Autoritetin Gjerman të Hapjes së Dosjeve organizojnë sot një event shumë të rëndësishëm me temë "95 vjet Martin Camaj-vepra dhe përndjekja’.

Ky event në kujtim të figurës së albanologut vjen fill pas debatit që kaploi opinionin publik dhe median rreth figurës së Martin Camajt.

Studiuesi Auron Tare me publikimin e dokumenteve të Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane, ku thuhej se shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kanë qenë pjesë e agjenturave të huaja, ngriti këtë debat që zgjati me javë të tëra dhe vijon të jetë prezent edhe sot.

Por ndërkaq, në aktivitetin që nis sot në orën 17:30 në Pallatin Presidencial dhe ku janë të ftuar studiues të shumtë dhe vetë kryeministri Edi Rama, mungon njeriu që hapi gjithë këtë debat, pikërish Auron  Tare.

Tare nuk figuron gjëkundi në listën e të ftuarve. Mesa duket Autoriteti i Dosjeve nuk e ka parë të udhës të ftojë studiuesin duke dashur ta shterojë këtë debat.

(Programi)

118356781_227203788706809_3840717832427044154_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll