Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

94 parti politike të gjobitura, KQZ thirrje: Keni 20 ditë afat të paguani sanksionin administrativ të vendosur nga KShZ

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka bërë thirrje publike 94 partive politike në vend, që të shlyejnë gjobat e vendosura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në njoftim thuhet se KQZ I ka bërë thirrje publike 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të sanksionit administrativ të vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 430, datë 22.07.2021, për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020.

KQZ thotë se në adresat e deklaruara të partive janë dorëzuar njoftimet, teksa u ka dhënë afat 20 ditë që të paguajnë sanksionin administrative të vendosur nga KshZ.

Njoftimi I plotë:

Adresat e pasakta të selive, 94 parti politike duhet të ekzekutojnë sanksionin administrativ të vendosur nga KShZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje publike 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të sanksionit administrativ të vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 430, datë 22.07.2021, për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020.

KQZ ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën Rrethit Gjyqësor, Tiranë. 

Institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar mosmarrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë. 

Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për njoftimet publike, nga sot, 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre. 

Shkresa me emrat e 94 partive politike që i’u është drejtuar shkresa nga KQZ.

Parti Politike by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img