Hapësire reklamuese

Aktualitet

93 vjeç, AVNI MULA gëzon në jetë sallën me emrin e tij, pozon përpara godinës, INVA MULA: Ti je HEROI im

Shkruar nga Newsbomb
Avni dhe Inva Mula

Është 93 vjeç, zor se flet, dhe hapat mezi I hedh me shkop në dorë.

Por dje, Avni Mula, kompozitori i njohur shqiptar, u shfaq në një karrige me rrota, që shtyhej nga sopranoja Inva Mula drejt sallës së re me emrin e tij në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”.

Sytë e kompozitorit të madh ishin të përlotur. Ai madje, gjatë ceremonisë së inaugurimit të sallës, nën shoqërinë e vajzës Inva, bashkëshortit të saj Hetem Ramadani dhe me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, arriti që të luajë pak minuta në piano, i shoqëruar nga zëri brilant i Invës.

Më në fund, bashkia e Tiranës vendosi që në gjallje të përjetësojë emrin e kompozitorit shqiptar duke i dhënë sallës së shkollës emrin e Avniut, aty ku pretendohet të përgatiten brezat e ardhshëm.

“Ti je inspirimi im, ti je heroi im, ti je BABI im” shkruan plot me emocion Inva Mula duke publikuar edhe foton e të atit duke pozuar përpara godinës.

100846586_725152434896274_4817723390687182848_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll