Hapësire reklamuese

Aktualitet

90 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2020

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti i Shqiperise, seanca e sotme plenare

Me 90 vota pro dhe me 9 kundër, Kuvendi ka miratuar pak më parë buxhetin e vitit 2020.

Deputetët e parlamentit, pas diskutimeve të shumta gjatë seancës së sotme plenare, janë duke votuar çështjet e rendit të ditës.

Ndër to deputetët kanë kaluar me 90 vota pro në Kuvend buxhetin e vitit 2020.

Ndërkohë po vijojnë votimet e amendamenteve të ndryshimeve në ligjin e mediave audio-vizive dhe votimi për Paketën anti-shpifje e cila është si një pikat kryesore në rendin e ditës.

Ndërkohë është votuar projektligji për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme me 77 vota pro dhe 14 kundër si dhe projektligji për taksat Kombëtare me 86 vota pro dhe 12 kundër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll