Tirana
light rain
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
100 %
0.5kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
18 °
Enj
18 °
Pre
19 °
Sht
19 °
E martë, 21 Mars, 2023

9 të arrestuar për vjedhjen e energjisë elektrike

Lajme të ngjashëm

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, Policia e Shtetit ka vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, siç është parandalimi dhe goditja e vjedhjes së energjisë elektrike, ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 80 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Janë kryer 3.233 kontrolle në terren. Gjatë kontrolleve u evidentuan 22 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 22 autorë. Nga këta, 9 autorë janë arrestuar në flagrancë, 5 autorë janë shpallur në kërkim dhe 8 autorë ndiqen në gjendje të lirë. Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 31 raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 31 autorë nga të cilët, 7 autorë janë arrestuar në flagrancë, 22 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, në të gjithë vendin ka nisur operacioni “Roja e Gjelbër”, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 9 raste me 9 autorë, nga të cilët 2 jane arrestuar në flagrancë, 6 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 8 raste me 8 autorë, nga keta 1 autor është arrestuar në flagrancë dhe 7 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.

Më shumë