Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

9 të arrestuar në Tiranë, një 31-vjeçar godet punonjësin e policisë

Lajme të ngjashëm

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndyrshme panele.

Në pranga kanë rënë disa shtetas për dhunë, vjedhje apo trafikim droge. Po ashtu është arrestuar edhe shtetasi D. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Çamëria”, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit F. P., 25 vjeç dhe M. V., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin I. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin G. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– S. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– O. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndalun shtetasin V. M., 26 vjeç, banues në Prishtinë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Çamëria”, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin R. J., banues në Tiranë, drejtues teknik i një firme, pasi në një magazinë që po ndërtohet nga kjo firmë, gjatë montimit të mbulesës së çatisë, ka rënë nga lartësia punëtori, shtetasi A. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja S. T., 63 vjeçe, banuese në Kamzë, se djali i saj, shtetasi A. T., 40 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Më shumë