
Gjatë 24 orëve të fundit në Krujë janë shënuar 9 raste të reja me Covid.
Bëhet me dije se të infektuarit janë në disa vatra, disa punonjës të dy fasonerive në qytetin e Krujës, që janë mbyllur, në një distributor karburanti, dhe te hipoteka.
Gjithsej në Krujë janë 113 persona aktivë me Covid-19, mes tyre shtëpiakë dhe pensionistë.
Të gjithë të prekurit dhe kontaktet e tyre janë të karantinuar nëpër banesa, kurse 2 fasoneri janë mbyllur. Në distributorin e karburantit janë izoluar dy punonjësit e prekur.
Kurse hipoteka punon me shërbime të kufizuara, dhe po punojnë punonjësit që nuk kanë pasur kontakt me të infektuarin.