Hapësire reklamuese

Politikë

9 protestat e opozitës/ Rama s’është rrëzuar por ka një ‘faturë të majme’ për të paguar (BILANCI I DERITANISHËM)  

Shkruar nga Newsbomb

Nëntë protesta ka organizuar deri tani opozita e bashkuar, shkruan newsbomb.al.

Të gjitha nuk kanë zgjatur më shumë se katër orë dhe kanë pasur të njëjtin fund: Lideri demokrat Lulzim Basha ka tërhequr drejt selisë blu turmën duke mbajtur fjalimin përmbyllës, finalizuar me këndimin e himnit kombëtar.

Duket se tashmë nuk ka më asnjë suprizë në mënyrën e organizimit të protestave të opozitës, pasi gjithnjë pas disa akteve dhune e hedhjes së përsëritur të gazit lotsjellës nga ana e policisë, gjithçka përmbyllet qetësisht në selinë blu.

Këto protesta nuk kanë sjellë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama ashtu siç kanë premtuar drejtuesit opozitarë.

E gjitha çfarë kanë sjellë, është një bilanc me mbi 30 efektivë policie të plagosur, dhjetëra qytetarë që kanë përfunduar në urgjencë si dhe një faturë e lartë dëmesh financiare, që i janë shkaktuar kryesisht godinës Kryeministrore.

Redaksia e newsbomb.al ju njeh me bilancin dhe mbarëvatjen e nëntë protestave të organizuara deri tani nga opozita e bashkuar PD-LSI.

Deri më tani janë zhvilluar 9 protesta, 3 para Kryeministrisë dhe 6 para Parlamentit.

Protesta e parë kombëtare u zhvillua më 16 shkurt, dhe një ditë më pas, më datë 17 shkurt lideri demokrat Basha, propozoi nga selia djegien e mandateve.

Pas djegies së mandateve në parlament, opozita shpalli ilegjitim Kuvendin e tanishëm dhe ka thënë zyrtarisht se sa herë të ketë seancë plenare, jashtë parlamentit do të ketë protesta.

Protesta e parë kombëtare 16 shkurt 2019- E shtunë  ora 11:00

Protestuesit u vendosën te Kryeministria dhe sulmuan godinën duke dëmtuar derën kryesore, dritaret dhe mjedisin përreth. Ata hoqën edhe kërpudhën simbolike, të preferuarën e kryeministrit Rama.

Forca te angazhuara policore: mbi 1500 policë të rendit, të FNSH-së. Bomba lotsjellëse, flakadanë, kapsolla…

Policia shoqëroi 80 persona, arrestoi 7.

Mes të shoqëruarve nga policia: Ferit Dangshi, ish kreu i INUV (Policisë Bashkiake të Tiranës) Florenc Hoxha, Ilir Peposhi, Sajmir Rexhepi (Ujku i Cërrikut). Naim Haxhiu, Emnauel Nallbani, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Ndue Tuci, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine, Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë.

19 persona përfunduan në urgjencë, mes të cilëve 9 policë.

Bilanci i akteve: Akuza per veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Protesta e dytë- 21 shkurt 2019, E enjte ora 10:00

1000 deri në 1200 forca policie të angazhuara në mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Mijëra protestues rrethuan të enjten e 21 shkurtit Parlamentin e Shqipërisë, ku bënë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa deputetë të opozitës morën fjalën për të shpjeguar pse kishin dorëzuar mandatet si deputetë.

Opozita e bashkuar protestoi 3 orë pa dhunë para Parlamentit. Kryetari i PD-së, Basha dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, dorëzuan në kryesinë e Kuvendit dorëheqjet e deputetëve të opozitës.

Protesta e tretë- 26 shkurti, e martë ora 16:00

Opozita e bashkuar tentoi sërish që edhe gjatë seancës parlamentare të 26 shkurtit të pengontë mbarëvajtjen e këtij parlamenti tashmë delegjitim, pasi opozita dogji madatet e saj.

1000 forca të angazhuara policie.

Të plagosur: U raportua për 13 protestues të plagosur, kryesisht nga gazi lotsjellës. Policia bëri me dije se gjatë protestës ishin lënduar 2 punonjës policie

Të shoqëruar nga policia: Policia procedoi 8 persona dhe 12 të tjerë u shpallën në kërkim.

Gjatë protestë së tretë nga ana e opozitës, pati edhe një incident ku mistri Klosi është ndjekur dhe gjuajtur me shishe plastike e sende të tjera të forta nga protestuesit teksa po hynte në Kuvend.

Ndërkohë që pati përplasje mes policisë dhe protestuesve të cilët synuan të hynin në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendi votoi strukturën për dy organet e reja të drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bilanci i akteve: Gjuajtje me shashka dhe me flakadanë drejt policisë, çarje e kordonit policor, goditje me sende të forta punonjësve të policisë, si dhe djegie gomash.

Protesta e katërt -5 mars 2019, e martë  ora 10:00

1000 forca policie të angazhuara, disa të shoqëruar.

Bilanci i akteve: Hedhja e shashkva në drejtim të kordonit policor.

Seanca parlamentare e cila ishte parashikuar që të zhvillohej  më 5 mars, nxorri sërish në shesh opozitën, e cila më pas marshoi përpara Kuvendit ku po zhvillohej seanca dhe kërkoi rrëzimin e qeverisë së Ramës.

Gjatë protestës së katërt të opozitës, tërhoqi vëmendjen përplasja e ashpër Polici – PD me reagimet e të dyja palëve për çështjen e lejes për të protestuar. Protesta u mbajt përpara Kuvendit, pasi po mbahej seanca parlamentare.

Gjatë kësaj seance, nga listat shumë emërore të opzitës parlamentare, u betuan 4 deputetë të ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Protesta e datës 5 mars mars u mbyll pa dhunë.

Protesta e pestë - 16 mars 2019, e shtunë, ora 11:00

1500 forca te angazhuara te policisë

Policia shoqëroi disa persona, mes të cilëve djalin e kryetarit të PD, në Fier, Luan Baçit.

Bilanci i akteve: Gjuajte me bojë në drejtim të Kryeministrisë, hedhja e shashkave në drejtim të policisë. Policia u përgjigjej protestuesve me gaz lotsjellës.

Protesta e gjashtë, 21 mars 2019- e enjte ora 14:00

1000 forca të angazhuara policiore, 3 efektivë u plagosën.

Të proceduar 29 persona, 17 të proceduar në gjendje të lire dhe 6 të arrestuar.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është proceduar në gjëndje të lirë për herë të dytë brenda gjashtë ditëve.

Bilanci i akteve: ‘Kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit publik’, ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Protesta e shtatë- e enjte 28 Marsit 2019

1000 forca te angazhuara policie

Te shoqëruar: Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, dhe 27 persona të tjerë proceduar penalisht pas protestës së 28 marsit 2019, përpara Parlamentit, e organizuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.  Ka patur edhe 7 arrestime, për shkak të akteve të dhunës së ushtruar në protestë. Identifikimi i personave sipas policisë është bërë me anë të kamerave.  Protesuesit lyenë me bojë të zezë ministrinë e Brendshme.

Bilanci i akteve: ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive’.

Prishja e kangjellave dhe gardheve policorë nga ana e protestuesve.

Protesta e tetë- 3 prill 2019 ora 10:00

Protesta e tetë në rradhë është drejtuar nga të rinjtë e FRPD-së dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi lideri i PD-së, ndodhej në Berlin në takime me krerët e CDU-së gjermane.

Protestuesit e opozitës pasi janë mbledhur përpara kryeministrisë pas dy orëve kanë marshuar drejt Kuvendit ku po mbahej edhe seanca parlamentare.

1300 forca të angazhuara policie

7 të shoqëruar, një i arrestuar

Bilanci i akteve: Konfliktimi i personave në protestë, Debimi i personave nga protesta, Gjuajtja me sende të forta drejt policisë, prishja e kordonit policor përpara Parlamentit.

Protesta e nëntë kombëtare- 13 prill 2019 E shtunë ora 18:00

Mbi 1500 forca të mobilizuara të policisë

40 qytetarë të arrestuar. Policia bëri të ditur se ka bërë identifikimin e tyre nëpërmjet kamerave.

Bilanci i akteve: Ngjyrosja me bojë të zezë e Kryeministrisë nga protestuestit, gjuajtja me shashka, kapsolla drejt policisë. U hodh qumësht, domatet dhe lakra përpara kryeministrisë në mënyrë simbolike nga fermerët të cilët protestuan për taksat e larta. Gjithashtu u dogj makina private të një efektivi policie, u hodhën kapsolla, flakadanë tymuese, haz lotsjellës./ newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu