9 orë mbledhje, Yuri Kim del nga rezidenca e SHBA dhe i njeh merita qeverisë, mesazh ultimativ Bashës: Luli Basha, topi është në duart e tua (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:59 03-06-2020 9 orë mbledhje, Yuri Kim del nga rezidenca e SHBA dhe i njeh merita qeverisë, mesazh ultimativ Bashës: Luli Basha, topi është në duart e tua (E PLOTË) Yuri Kim, ambasadorja e SHBA

Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Tiranë ka dalë nga Rezidenca Amerikane dhe ka lajmëruar se palët “kanë arritur atë që mund të jetë një marrëveshje e mirë” për Reformën Zgjedhore.

Pas 9 orësh diskutime, Yuri Kim i njohu meritat partisë në pushtet për lëshimet që ka bërë meqë është partia që ka më shumë privilegje, ndërsa i dërgoi dhe një mesazh kreut të PD Lulzim Basha.

"Ka ardhur koha për opozitën dhe mikun tim Luli Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Topi është në fushën e tij. E ardhmja është dorën e tij”, tha ambasadorja Kim ndër të tjera.

DEKLARATA E PLOTË:

Kemi pasur një ditë të gjatë dhe sot. Dje jemi takuar për 9 orë dhe kemi bërë progres të mirë. U takuam dhe sot për 9 orë të tjera dhe kemi bërë progres të jashtëzakonshëm.

Çdo parti i kërkohet që të jap në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha. Gjithashtu çdo palë fitoi. Populli shqiptarë mund të fitojë akoma më shumë. Cdo palë dha por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet.

Ne e bëmë të qartë se si partia në pushtet ata kanë më shumë privilegje duhet të jepnin më shumë. Dhe në fakt ata e bënë. Kështu që e përgëzoj për ata që ata kanë bërë këtë mbrëmje. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje e mirë. Një marrëveshje që do e vendosi Shqipërinë në BE.

Marrëveshje që përmban masa që janë pajtuar nga ODIHR. Përmban dhe disa hapa domethënëse që s’janë rekomanduar nga ODIHR por do shiheshin si një hap i rëndësishëm për Shqipërinë.

Ka ardhur koha për opozitën dhe mikun tim Luli Basha (qesh) që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Topi është në fushën e tij. E ardhmja është dorën e tij”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098388195037842
array(1) { ["section"]=> string(151) "9-ore-mbledhje-yuri-kim-del-nga-rezidenca-e-shba-dhe-i-njeh-merita-qeverise-mesazh-ultimativ-bashes-luli-basha-topi-eshte-ne-duart-e-tua-e-plote-208969" }