Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

9 ditë nga zgjedhjet, dërgohen në Lezhë materialet zgjedhore, nis montimi i kamerave në sallën e votimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy KZAZ në Lezhë kanë marrë sot materialet zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për disa materiale teknike për mbarëvajtjen dhe monitorimin e zgjedhjeve që do të mbahen fundjavën tjetër.

Materialet për KZAZ 12 dhe 13 kanë mbërritur sot dhe kanë nisur të montohen. Ato përfshijnë monitorët, kamerat e vrojtimit të sallave të votimit, materialet për hapësirën e votimit dhe mjetet e dezinfektimit për shkak të Covid-19.

Tre ditë më parë, edhe në Berat mbërritën materialet e para zgjedhore, të shoqëruara me forca të ushtrisë. Berati ishte qyteti i parë që mori materialet zgjedhore për dy KZAZ, 65 dhe 66. Kur na ndajnë 9 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, duket se KQZ ka nisur punën për shpërndarjen e materialeve në të gjitha qendrat e votimit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img