Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

83.000 fletë votimi të pavlefshme, Celibashi thirrje partive: Përpara se t’i djegim, shikojni vetë se përse janë të tilla

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që të shikojnë të gjitha fletët e pavlefshme të votimit që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, për të parë se për çfarë arsye ato janë shpallur të tilla.

Në deklaratën e sotme për publikimin e të dhënave paraprake të zgjedhjeve, ai tha se para se KQZ tí djegë fletët e votimit të shpallura të pavlefshme, partitë politike të interesuara mund tí shikojnë ato.

Në total, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ të pavlefshme kanë dalë 83.028 fletë votimi.

“Me fletët varet si është organizuar informacioni. Një gjë mund ta them me siguri, jo vetëm për kohën që patëm në dispozicion, KQZ arriti të bënte një fushatë informimi si asnjëherë tjetër. Tani nuk dua të bëj profetin megjithëse jemi post-factum, por nëse fleta e votimit do ishte me emra, ndoshta do ishte ndryshe.

Por vendimmarrja e CAS-it dhe Kolegjit vlerësoi që informacioni mund të ishte më i thjeshtë për votuesit. Kemi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme. Ngelet një analizë për të vlerësuar se sa ndikoi fleta e votimit. Pasi të shpallen rezultatet, në momentin që materiali do të asgjësohet do të ishte e dobishme edhe për partitë politike dhe subjektet.

Para se KQZ t’i djegë ndoshta është mirë që të shohim ato fletë votimi që janë vlerësuar të pavlefshme, për çfarë arsye është”, u shpreh Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img