Hapësire reklamuese

Ekonomi

81.5 milionë euro për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, rreth 2.200 të punësuar

Shkruar nga Newsbomb

Projekti i ndërtimit të segmentit Tiranë-Durrës-Rinas do të përmbajë rreth 81.5 milionë euro nga të cilat 35.4 milionë euro do të akordohen nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim), ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga qeveria shqiptare, si dhe do të punësohen rreth 2.200 punonjës.

Burime pranë ekspertëve që po punojnë për këtë projekt, bënë të ditur për Monitor se në fund të shtatorit do të mbahet një dëgjesë publike.

Sipas studimit të fizibilitetit, ndërtimi i segmentit Tiranë – Durrës – Rinas do të zgjasë mbi 3 vjet,  ndërsa parashikohet që të transportohen 1.4 milionë pasagjerë në vit.

Projekti do të përfshijë rikonstruksionin e segmentit ekzistues mes Tiranës dhe Durrësit, si dhe ndërtimin e ri të pjesës që do të lidhet me Rinasin. 

Mendohet se gjatë fazës së ndërtimit do të angazhohen rreth 1.375 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së operimit, numri do të arrijë në rreth 2.200 punonjës.

Në një vlerë të përllogaritur, kursimi i qytetarëve do të jetë rreth 55 milionë euro në vit.  

Në këtë mënyrë do të ulet dhe trafiku i ndjeshëm në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa do të rritet cilësia dhe siguria në rrugë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu