Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

80 mijë lekë grami i kokainës/ Antidroga arreston durrsakun në Tiranë, e shiste në stacionet e urbanëve te "Zogu Zi" dhe "Treni" (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
80 mijë lekë grami i kokainës/ Antidroga arreston durrsakun

Një 39 vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga efektivët e Seksionit kundër Narkotikëve në Tiranë, pas një operacioni dhe hetimesh disajavore. Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se shtetasi Gjovalin Gjoka është kapur me 400 gram kokainë me vete, të cilën e shpërndante në doza të caktuara.

Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 200-500 gramë, në zonën e Shijakut, e ndante në porcione nga 10 gramë deri në 100 gramë, të cilat më pas i shiste me shumicë në zonën e “Bulevardit të Ri", në ish-Stacionin e Trenit dhe në zonën e "Zogut të Zi“, në qytetin e Tiranës, po ashtu në Durrës dhe në Shijak, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj për gramë.

Klientët që blinin lëndën narkotike i priste në stacione autobusësh, për të mos rënë në sy. 39-vjeçari e kryente këtë aktivitet kriminal dy herë në javë.  Në vijim të operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 400 gramë kokainë, një sasi dozash me kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet me të cilin lëvizte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll