Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

‘80% e policëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane’, Vasili: Në ditët e zeza të Edi Ramës vetëm trafikantët janë të sigurtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas letrës së sindikatës së policëve drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Në këtë letër sindikata shprehet se 80% e policëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane ndërsa 70% e familjeve të tyre jetojnë nën minimumin jetik.

Vasili thotë se “Në ditët e zeza të Edi Ramës më të qetët dhe të sigurtët kanë qenë trafikantët dhe kriminelët”.

Reagimi i plotë:

Për turpin e Edi Ramës 80% e policëve kanë aplikuar për llotarinë amerikane.

Për faqen e zezë të Edi Ramës 70% e familjeve të policëve jetojnë nën minimumin jetik.

Në ditët e errta të Edi Ramës shqiptarët kanë qenë më të pasigurtë se asnjëherë, pronat e tyre më të rrezikuara se kurrë, familjet më të shqetësuara se asnjë herë.

Më të qetët dhe të sigurtët në ditët e Edi Ramës kanë qenë vetëm trafikantët dhe kriminelët.

Në ditët e zeza të Edi Ramës shqiptarët e kanë parë lirinë, dinjitetin të nëpërkembur dhe policinë të demoralizuar, të varfër dhe të përçmuar e nëpërkëmbur dhe jo si mbrojtjen e tyre..

Çdo ditë më tej e Edi Ramës është ditë e keqe për këdo.

Më shumë

spot_img