Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

8 vite pa Sokol Olldashin

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot, më 20 nëntor bëhen 8 vite pa Sokol Olldashin. Njeriun dhe politikanin që e donin të gjithë, e që me ikjen e tij la pas shumë dhimbje dhe një boshllëk të madh në politikën shqiptare. Olldashi u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Sokol Olldashi u lind më 17 dhjetor 1972 në Durrës dhe vdiq më 20 nëntor 2013. Ai ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë për 4 mandate. Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t’u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas humbjes së këtij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë.

Në korrik të vitit 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, në zgjedhje të debatuara për moskorrektesë, dhe nuk fiton.

Më 20 nëntor 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë. Aksidenti ndodhi në mbrëmje dhe shkak ka qënë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi udhëtonte. Makina e tij doli nga rruga duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë. Sokol Olldashi gjeti vdekjen e menjëhershme.

Çdo nëntor, familjarët, miqtë dhe kolegët e kujtojnë me dhimbje ikjen e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img