Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

8 vite në krye të Vatikanit, Meta uron Para Franceskun: Suksese në misionin Tuaj hyjnor, Zoti ju dhëntë shëndet e jetë të gjatë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

52dd0169441b730a3add1c628ffa0a76

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar Papa Franceskun në kuadër të 8-vjetorit të tij në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikan.

Meta e falenderon që i ka qendruar gjithnjë afër Shqipërisë dhe popullit tonë, dhe i uron sukses në misionin e Tij hyjnor në të mirë të njerëzimt.

Urimi i Ilir Metës

Shenjtëria Juaj, Papa Françesku,

Me rastin e 8-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushjen me sukses të misionit Tuaj hyjnor.

Në këto kohë plot sfida që po kalon njerëzimi, mesazhet e dhëna nga Shenjtëria Juaj, janë inkurajuese për mbarë botën dhe njerëzimin, janë mesazhe shprese për të ardhmen e begatë dhe në paqe për të gjithë dhe tepër frymezuese për ta kaluar sa më lehtë edhe pandeminë, këtë të keqe më të cilën po luftojmë të gjithë.

Duke Ju falënderuar me mirënjohje për ndihmën, vëmendjen dhe kujdesin e veçantë që Ju At i Shenjtë dhe Selia e Shenjtë i kushton popullit shqiptar dhe Shqipërisë, në dobi të ringritjes shpirtërore, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe me vullnetin e palëkundur për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit!

Më shumë

spot_img
spot_img