Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të shtunë në Malin e Zi. Sipas asaj që mediat raportojnë mësohet se tre shqiptarë në Herceg Novi, janë dhunuar ditën e sotme nga tetë persona të veshur me uniformë ushtarake.
Gjithashtu, thuhet se lidhur me këtë ngjarje të rëndë ministri Taulant Balla ka kontaktuar menjëherë me ministrat e kabinetit qeveritar në Malin e Zi.
Aktualisht policia e Herceg Novit po merr deklaratat dhe po ndalon personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Deri më tani lidhur me këtë rast nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo reagim nga vetë ministri Balla.
Priten më tepër detaje në vijim.
Sondazh
Poll