Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

8 muaj pas ikjes së Merkel, Rama “mesazh” BE me foton e ish-kancelares, një ditë më parë e “braktisi” dhe ambasadori Zingraf

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që përshëndeti miratimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Ajo që ra në sy është se kryeministri zgjodhi që të përgëzonte Maqedoninë e Veriut për këtë vendim me një foto ku shihet bashkë me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë politike me kancelaren dhe kanë pasur disa takime, madje Merkel para se të linte detyrën vizitoi Tiranën, teksa tha se Shqipëria ka bërë shumë punë dhe e meriton anëtarësimin në BE.

Kancelarja ka qenë ndër partnerët ndërkombëtarë që e kanë mbështetur projektin e tregut të përbashkët rajonal, i quajtur Ballkani i Hapur, një iniciativë që deri disa kohësh njihet si mini-Shengeni ballkanik.

“Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t’ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s’bën Shqipërinë.

Faleminderit miqve e partnerëve tanë, që të gjithëve, për mbështetjen, kritikat, por edhe për refuzimet e viteve të fundit, të cilat na kanë ushqyer forcën, kalitur durimin dhe mprehur urtësinë”, shkruante Rama në postimin e tij.

Duket se kjo zgjedhje e Ramës është një mesazh dhe për BE, pasi ditën e djeshme pati dhe një “pakënaqësi” mes kryeministrit dhe ambasadorëve, atij gjerman dhe francez.

Ditën e djeshme Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq braktisën sallën sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën gjatë një dëgjese për ligjin e amnistisë fiskale.

Ambasadorët Zingraf dhe Barsacq kanë qëndruar të ulur në reshtin e parë duke dëgjuar fjalën e ministres së Financave Delina Ibrahimi, dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por janë larguar menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Rama.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img