Hapësire reklamuese

Bota

8 mijë e 974 viktima, Ministri i Shëndetësisë: Britania akoma nuk e ka arritur pikun e koronavirusit

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock në Britani ka thënë se Britania nuk e ka arritur akoma kulmin dhe kështu që  nuk mund të  kemi asnjë  lloj lehtësimi të masave për  lëvizjet.

 

Numri i vdekjeve në spitalet britanike ka arritur në 8.974, ku 980 vdekje u raportuan vetwm ditën e djeshme. Shifër kjo që kaloi edhe vdekjet gjatë 24 orëve në  Itali. Britania ka izoluar gjithçka tre javë  më parë në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

"Gjykimi ynë është që nuk jemi akoma atje. Ne nuk kemi parë një rrafshim të mjaftueshëm për të qenë në gjendje të themi se kemi arritur kulmin”, tha Hancock.

Kujtojmë se në mesin e atyre që janë infektuar është edhe kryeministri Boris Johnson, i cili po shërohet në spital pasi kaloi tre net në kujdesin intensiv. Zyrtarë thanë  se ai po përmirësohej, megjithëse shërimi i tij ishte ende në një fazë të hershme.

Sondazh

Poll