Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

8 Marsi, kryebashkiaku vizitë në shtëpinë e re të kryefamiljares Miranda Shelqizi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira; Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

Shkruar nga Newsbomb

Në ditën e gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit, një zonje kryefamiljare në Farkë, Miranda Shelqizit, të cilës i uroi 8 Marsin, por edhe dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha zonjat shqiptare.

Veliaj tha se gruaja është ajo që e mban shtëpinë dhe nuk lë asnjë punë të pa mbaruar. “Edhe sondazhet e tregojnë se ne fitojmë në të gjitha kategoritë, po ama te gratë jemi mbi 65%. Pse? Sepse ato e mbështetin më shumë punën, kanë gjithmonë prirjen të shohin përpara, tek e mira. Në shumicën e shtëpive që kam vizituar për tërmetin, ishte gruaja që mbante e mbante edhe traun e shtëpisë”, u shpreh ai.

Veliaj tha se gratë janë më inkurajuese dhe i mbështesin punët e mira dhe të bukura. “Më kujtohet historia e këndit të lodrave te Liqeni: burrat duke u kacafytur, kurse gratë thonin: ‘Prit, t’i lëmë ta bëjnë njëherë, të na e tregojnë, dhe në qoftë se është diçka e dobishme për fëmijët, t’i nxisim të bëjnë edhe më shumë’. E kam hasur gjithmonë, që nga dita e parë e punës deri sot, se gratë kanë më shumë besim, e mbështesin më shpejt të bukurën, të mirën të drejtën”, kujtoi ai.

“Të tjerët, që flenë gjumë, nuk do të bëjnë dot asgjë”, - vijoi Veliaj, - teksa shtoi se Partia Socaliste po sjell ndryshim edhe në listat e kandidatëve për deputetë, duke përfshirë në to më shumë gra, të cilat kanë kontribuar në çastet e vështira me të cilat është përballur vendi ynë.

“Në listën tonë do të jenë dy zonja, kurse në listën e tyre është ende Sali Berisha. Profesoreshë Luljeta Bozo dhe Saliu kanë të njëjtën moshë, por ndryshe është një profesoreshë, e cila ka sjellë vetëm të mira duke shpëtuar jetë njerëzish, e ndryshe profesor-doktori që hodhi në erë Gërdecin dhe vrau me plumba në mish, duke përçarë shqiptarët. Gruaja e dytë që kemi në listë është heroina e këtij viti, Najada Çomo, numri një i pavionit më të vështirë, që u hap i pari për pandeminë dhe me gjasë do të mbyllet i fundit, tani që filloi vaksinimi. Të krahasosh doktoreshë Najadën me doktor Flamur Nokën është të qeshësh dhe të qash. Në qoftë se lista e tyre është profesor Saliu dhe doktor Mul Noka, lista jonë është profesoreshë Luljeta dhe doktoreshë Najada. Diferenca është e jashtëzakonshme”, përfundoi Veliaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll