Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

8 Marsi, deputetet vizitojnë gratë në burgun e “Ali Demit”, Gjonaj: Po kërkojmë informacione për Dan Hutrën, kemi disa projekte të reja

Shkruar nga Newsbomb
8 Marsi, deputetet vizitojnë gratë në burgun e “Ali

Një grup deputetesh kanë vizituar pasditen e sotme gratë që vuajnë dënimin në burgun e ”Ali Demit”.

Kjo vizitë e deputeteve ka ardhur në prag të 8 Marsit, “ditës së gruas”. Gjatë fjalës së tyre deputetet theksuan edhe njëherë se u është kërkuar informacion institucioneve për rastin “Dan Hutra”, autori i cili vrau tre gra si dhe plagosi tre të tjera, për të kuptuar më shumë mbi të dhe pse ky person me rrezikshmëri të lartë është liruar nga burgu.

Gjithashtu, deputetja Etilda Gjonaj tha se po ndërmarrin projekte të cilat do u vinë në ndihmë grave të cilat në përfundim të dënimin të kenë mundësi rehabilitimi.

“Mesazh shumë i mirë që u jepnim grave të cilat për shkak të rethanave vuajnë një dënim apo janë në paraburgim. Dhe me qëllim që të kemi mundësinë që dhe në të ardhmen jo vetëm ti ndihmojmë dhe ti mbështesim por të shohim edhe se si mund të zhvillojmë disa projekte për rehabilitimin e tyre edhe pas vujajtjes së dënimit.

Ne kemi thënë edhe në seancën plenare përveç minutës së heshtjes që ju dedikua kësaj ngjarje ne do të ndërmarrim disa nga masat për të kërkuar informacion.

Zonja Bushka ka kërkuar nga të gjitha intitucionet, zinxhiri, informacion për të kuptuar se cila ka qenë problematika. Ashtu si kemi bërë thirrje institucioneve të drejtësisë për të hetuar se pse ky person është liruar”, tha Gjonaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll